Punëdhënësi dhe dy persona të tjerë dyshohet se sulmuan e kërcënuan me armë punëtorin në Llapnasellë

Një person ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar me armë nga punëdhënësi i tij dhe dy persona të tjerë në Llapnasellë të Graçanicës. Rasti ka ndodhur dje orës 17:20. “Sipas ankuesit m/k, është sulmuar dhe është kanosur me armë nga i dyshuari m/k, punëdhënësi i tij dhe nga dy të dyshuar tjerë m/k”, thuhet…

Lajme

04/10/2026 08:51

Një person ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar me armë nga punëdhënësi i tij dhe dy persona të tjerë në Llapnasellë të Graçanicës.

Rasti ka ndodhur dje orës 17:20.

“Sipas ankuesit m/k, është sulmuar dhe është kanosur me armë nga i dyshuari m/k, punëdhënësi i tij dhe nga dy të dyshuar tjerë m/k”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.

Nga të dyshuarit është sekuestruar një armë me një karikator.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/