Punë bujqësore në Smrekonicë, të burgosurit angazhohen në vjeljen e mollëve dhe nxjerrjen e patateve
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka nisur vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patateve nga sipërfaqet bujqësore të kësaj qendre. Aktiviteti po zhvillohet në kuadër të punës së Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ndërsa punët bujqësore po realizohen nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e zyrtarëve përgjegjës. Sipas SHKK-së, angazhimi i të…
Lajme
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka nisur vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patateve nga sipërfaqet bujqësore të kësaj qendre.
Aktiviteti po zhvillohet në kuadër të punës së Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ndërsa punët bujqësore po realizohen nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e zyrtarëve përgjegjës.
Sipas SHKK-së, angazhimi i të burgosurve në punët bujqësore është pjesë e programeve të punës dhe aftësimit profesional. Përmes këtyre aktiviteteve, atyre u mundësohet të fitojnë shkathtësi praktike, të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të kontribuojnë në aktivitetet prodhuese të Njësisë Ekonomike.
Puna në bujqësi dhe aktivitetet e tjera prodhuese synojnë të ofrojnë një angazhim konstruktiv për të burgosurit dhe të kontribuojnë në përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.