Pulisic flet për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea

Christian Pulisic ka dhënë disa komente ku ka sqaruar planet e tij për të ardhmen.

Sport

05/04/2022 22:01

Ylli i kombëtares së ShBA-së në futboll, Pulisic nuk ka pasur minutat maksimale këtë edicion, megjithatë duket se nuk mendon për largimin.

Sipas një deklarate të fundit të dhënë nga ai, lojtari është i lumtur në ‘Stamford Bridge’ dhe nuk planifikon të largohet.

“Sigurisht, kam edhe tri vite të mbetura në kontratën time. Ndihem i lumtur këtu”, ka thënë Pulisic, transmeton lajmi.net.

“Kemi qenë të suksesshëm, kemi bërë gjëra të mira këtu. Aktualisht po shijoj futbollin. Do ta përfundoj këtë sezon fuqishëm”, shtoi 23 vjeçari.

Pulisic kësisoj konfirmon se është i fokusuar te klubi dhe spekulimet për të ardhmen e tij dhe situata me krerët e klubit nuk e pengon atë. /Lajmi.net/