Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, dominohet nga yjet e Chelseas

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/02/2022 17:23

Ndeshjet e para në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve kanë përfunduar, ndërsa ka pasur disa super sfida, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në formacionin më të mirë të javës më së shumti kanë zënë vend yjet e Chelseas, bashkë me të Ajaxit, derisa nga një lojtar kanë pasur edhe Villareal dhe Atletico.

Formacioni më i mirë i javës:

Mendy; Mazragoui, Silva, Rudiger, Lodi; Parejo, Havertz, Kante; Pulisic, Tadic, Felix.

Ndërkohë, përballjet kthyese zhvillohen në datat 8-9 mars dhe 15-16 mars./Lajmi.net/