Nga Maloku tek Jashari – ky është formacioni startues i Dritës kundër Zalgirisit

Kampionia e Kosovës, Drita, e nis sonte një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27. Skuadra gjilanase do të përballet në transfertë me Kauno Zalgiris të Lituanisë, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues. Takimi zhvillohet nga ora 18:00, ndërsa Drita synon të marrë një rezultat pozitiv që do t’i…

Sport

07/07/2026 17:48

Kampionia e Kosovës, Drita, e nis sonte një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27.

Skuadra gjilanase do të përballet në transfertë me Kauno Zalgiris të Lituanisë, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues.Advertisement

Takimi zhvillohet nga ora 18:00, ndërsa Drita synon të marrë një rezultat pozitiv që do t’i jepte avantazh para ndeshjes së kthimit.

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani, ka vendosur të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, me Faton Malokun në portë, ndërsa në repartin ofensiv pritet shumë nga Kristal Abazaj, Igball Jashari dhe Blerim Krasniqi.

Kauno Zalgiris: Svedkauskas, Moutachy, Tolordava, Lekiastas, Konatar, Karshima, Ribeiro, Benchalb, Baldassarra, Ourega, Oliveira.

Drita: Maloku, Ovouka, Pellumbi, Bytyqi, B. Krasniqi, Dabiqaj, Limaj, Sheji, Abazaj, Bl. Krasniqi, Jashari.