Sanohet segmenti rrugor i dëmtuar nga vërshimet në Dardani – Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftusr se ka përmbyllur ndërhyrjen për sanimin e segmentit rrugor të dëmtuar nga vërshimet e fundit në Dardani të Ferizajt. Ata kanë thënë se menjëherë pas reshjeve intensive, ekipet e Ministrisë dolën në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të koordinuar masat e nevojshme. “Operatori ekonomik reagoi pa…

Lajme

07/07/2026 18:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftusr se ka përmbyllur ndërhyrjen për sanimin e segmentit rrugor të dëmtuar nga vërshimet e fundit në Dardani të Ferizajt.

Ata kanë thënë se menjëherë pas reshjeve intensive, ekipet e Ministrisë dolën në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të koordinuar masat e nevojshme.

“Operatori ekonomik reagoi pa vonesë, duke nisur punimet për sanimin e dëmeve, ndërsa sot është realizuar edhe asfaltimi i pjesës së dëmtuar, duke rikthyer qarkullimin në kushte normale dhe të sigurta. Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, por reagimi i shpejtë dhe ndërhyrja në kohë janë thelbësore për minimizimin e pasojave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe operatorin ekonomik dhe ekipet në terren për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në sanimin e dëmeve.