Trump dërgon “selame” të fuqishme nga Turqia: Mund t’i tërheqim ushtarët amerikanë nga Evropa, keni kujdes me energjinë
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump është duke qëndruar në Ankara të Turqisë sot. Ai do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që është duke u organizuar atje, transmeton lajmi.net. Pas arritjes në Ankara, Trump foli për mediat në lidhje me disa çështje që ndërlidhen me Evropën. Një nga deklaratat më të forta që e…
Bota
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump është duke qëndruar në Ankara të Turqisë sot.
Ai do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që është duke u organizuar atje, transmeton lajmi.net.
Pas arritjes në Ankara, Trump foli për mediat në lidhje me disa çështje që ndërlidhen me Evropën. Një nga deklaratat më të forta që e dha ishte mundësia e tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa.
“Mund t’i tërheqim të gjithë ushtarët tanë nga Evropa, sepse, siç tashmë e keni vërejtur edhe ju, Evropa është një vend krejtësisht ndryshme nga 20 vite më parë”, tha fillimisht ai.
Tutje, ai i paralajmëroi evropianët të jenë të kujdesshëm për dy çështje.
“Më mirë iu bie të jenë të kujdesshëm me imigrimin dhe energjinë. Nëse nuk janë të kujdesshëm me këto dy gjëra, nuk do të keni më Evropë”, tha presidenti amerikan./lajmi.net/