PSG vazhdon serinë e fitoreve, ‘shkatërron’ Auxerre

Paris Saint Germain ka fituar edhe ndeshjen e sotme ndaj Auxerre. Kampioni në fuqi nuk di për humbje në 15 xhiro, teksa sot mposhtën 5:0 skuadrën e Auxerre. Serinë e golave e hapi ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, përcjell lajmi.net. Në minutën e 11` pas një aksioni të mirë të PSG-së, francezi i dhuroi epërsinë…

Sport

13/11/2022 14:50

Paris Saint Germain ka fituar edhe ndeshjen e sotme ndaj Auxerre.

Kampioni në fuqi nuk di për humbje në 15 xhiro, teksa sot mposhtën 5:0 skuadrën e Auxerre.

Serinë e golave e hapi ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, përcjell lajmi.net.

Në minutën e 11` pas një aksioni të mirë të PSG-së, francezi i dhuroi epërsinë ekipit.

Pjesa e parë u konkretizua me raste të tjera shënimi, por gola nuk solli.

Në 45 minutat e tjerë parisienët ishin të frikshëm, duke shënuar edhe katër herë të tjera.

Carlos Soler në minutën e 51` dyfishoi epërsinë. Në minutën e 57` ishte Achraf Hakimi që shënoi edhe golin e tretë për PSG-në.

Kurse për rezultatin 4:0 u përkujdes Renato Sanchez.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit lideri i Ligue 1 shënoi sërish.

Në minutën e 84`Ekitke vulosi rezultatin në 5:0.

Me fitoren e marrë sot parisienët pozicionohen në vendin e parë me 41 pikë.

Auxerre pas xhiros së 15 gjenden në vendin e 15 me vetëm 13 pikë./Lajmi.net/