PSG siguron kualifikimin me fitore minimale, ndalet City

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të vështirë përballë Club Brugge, duke siguruar kualifikimin tutje.

Sport

06/11/2019 22:55

Ekipi francez fitoi me rezultat minimal, falë edhe një penalltie të humbur nga mysafirët.

Mauro Icardi (22’) realizoi golin e fitores, kurse Diagne (76’) i huqi mundësinë skuadrës së tij për të marrë pikë nga ‘Parc des Princes’ pasi dështoi nga penalltia.

PSG prin në grupin A me 12 pikë, ndërsa Brugge ka vetëm dy pikë në vendin e tretë.

Manchester City është ndalur vetëm me barazim në udhëtim te Atalanta.

‘Qytetarët’ e lëshuan epërsinë, duke barazuar 1-1.

Raheem Sterling (7’) shënoi në pjesën e parë, kurse Pasalic (49’) vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

City vazhdon i pari në grupin C me 10 pikë, kurse ekipi italian fiton pikën e parë pas katër ndeshjeve. /Lajmi.net/