PSG shijon fitoren e parë nën urdhërat e Pochettino, mposht Brest

Paris Saint-Germain ka mposhtur skuadrën e Brest në kuadër të xhiros së 19-të të Ligue 1.

Sport

09/01/2021 22:52

Parisienët filluan mirë ndeshjen dhe ishin në kontroll gjatë tërë kohës, edhe pse me mungesa të shumta ata ia arritën ta gjejnë fitoren, transmeton lajmi.net.

Ishte i huazuari, Moise Kean, i cili i dha epërsinë PSG-së në minutën 16′ të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të PSG.

Me të filluar pjesa e dytë, kryeqytetasit u munduan të krijojnë raste dhe iu afruan golit në disa raste.

Ishte i inkuadruari, Mauro Icardi i cili shënoi në minutën 81′. Pastaj, Pablo Sarabia vulosi fitoren e PSG-së në minutën e 83′.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të parisienëve.

Tani, PSG gjendet në pozitën e dytë me 39 pikë total./Lajmi.net/