PSG përgatisin 70 milionë euro – duan kartonin e Leao, për të cilin ofrojnë pagë prej 6 milionë euro për sezon

Paris Saint Germain duan të transferojnë yllin portugez të skuadrës së Milan, Rafael Leao.

Sport

15/03/2022 10:00

Rafael Leao është padyshim lojtari më i mirë në skuadrën e Milan dhe në mesin e më të mirëve në Serie A këtë edicion.

Portugezi po merr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij brilante dhe në mesin e skuadrave që po shfaqin interesim për të së fundmi janë edhe PSG.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, PSG janë gati të paguajnë 70 milionë euro për kartonin e Leao, transmeton lajmi.net.

Parisienët do t’i ofrojnë portugezit një pagë prej 6 milionë eurove për vit. Gjithsesi, Milan nuk janë të interesuar të heqin dorë nga Leao.

Lojtari pritet të rinovojë kontratën e tij dhe të vazhdojë qëndrimin në ‘San Siro’ deri në vitin 2026. /Lajmi.net/