PSG, ofertë e çmendur për Agueron
Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 88 milionë euro për transferim e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero.

Sport
Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për transferim e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero.
Sipas të përditshmes franceze “France Football”, kampioni i Ligue 1 ka bërë gati një ofertë me vlerë prej 88 milionë euro për blerjen e reprezentuesit argjentinas.
“El Kun” mund të bëhet përforcimi më i shtrenjtë i sheikut Al Khelaifi, në rast të largimit të sulmuesit kryesor, Zlatan Ibrahimovic, pas përfundimit të këtij sezoni.