PSG nuk ka para për transferimin e Pogba, Unitedi i vendos vlerë të frikshme

Manchester United ndoshta do ta mbajë mesfushorin Paul Pogba në verë, pasi PSG-ja duhet të 'thyejë' bankën për të nënshkruar me të.

Sport

04/08/2021 09:28

Pogba është i lidhur me largimin nga “Old Trafford” dhe PSG momentalisht është skuadra më e interesuar, transmeton lajmi.net.

Juventus dhe Real Madrid e kanë kërkuar francezin në të kaluarën, derisa ka pasur raportime që i është ofruar edhe Liverpoolit.

Mediumi francez, La Parisien; raporton se “Djajtë e Kuq” i kanë vendosur Pogbas çmim prej 85 milionë funte.

Kjo nënkupton që PSG-ja që ka nënshkruar me Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma gjatë verës, nuk mund të paguajë edhe kartonin e Pogba.

Ndërkohë, disa media raportojnë që ka negociata edhe mes lojtarit dhe Unitedit për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/