Vitinha shpreson në rikthimin e Cristiano Ronaldos te Portugalia

Mesfushori i Portugalisë, Vitinha, ka shprehur dëshirën që Cristiano Ronaldo të rikthehet në përfaqësuesen portugeze dhe që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një prononcim për “TNT Sports Brasil”, ylli i Paris Saint-Germainit theksoi se pushimi i fundit ndërkombëtar ishte i mbushur me emocione, duke shpresuar që Ronaldo të rikthehet…

Sport

15/10/2026 12:57

Mesfushori i Portugalisë, Vitinha, ka shprehur dëshirën që Cristiano Ronaldo të rikthehet në përfaqësuesen portugeze dhe që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një prononcim për “TNT Sports Brasil”, ylli i Paris Saint-Germainit theksoi se pushimi i fundit ndërkombëtar ishte i mbushur me emocione, duke shpresuar që Ronaldo të rikthehet dhe situata të marrë një rrjedhë pozitive, shkruan Indeksonline

“Unë thjesht shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, që ai të rikthehet dhe që gjithçka të jetë në rregull. E vërteta është se besoj që të gjithë e duam këtë”, u shpreh Vitinha.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur e ardhmja e Ronaldos me përfaqësuesen portugeze mbetet në qendër të vëmendjes.