PSG me ide të re për shitjen e Neymar

Paris Saint-Germain janë të hapur për idenë e një marrëveshje huazimi për Neymar, me një detyrim të mëvonshëm për ta blerë, pasi braziliani vazhdon të kërkojë një rrugëdalje nga Parc des Princes.

Sport

18/08/2019 14:57

Neymar ka qenë në qendër të njërit prej sagave më të gjatë të dritares së transferimit, pasi ai nuk arriti të kthehej në stërvitjet e para-sezonit me klubin dhe tregoi një dëshirë për t’u larguar.

Pasi nënshkroi për një tarifë rekord botëror prej 222 milionë euro dy vjet më parë, ylli i Seleçao ka ndihmuar klubin për fitimin e ligës, por suksesi në Evropë mungoi, përcjell lajmi.net.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e Neymar.

PSG ka refuzuar të pranojë oferta ku janë përfshirë edhe lojtarë nga ekipet që dëshirojnë nënshkrimin me 27-vjeçarin.

Kampionët e Ligue 1 tani janë të hapur për huazimin e tij, me detyrim për ta blerë rreth 220 deri në 250 milionë euro më vonë. /Lajmi.net/