PSG mban Lavezzin

Ezequel Lavezzi nuk do të transferohet në Chelsea. Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend ta shesë, si dhe ylli argjentinas ndihet i lumtur në Parc des Princes, ka njoftuar menaxheri i tij, Alejandro Mazzoni.

Sport

31/05/2014 10:18

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e qendërmbrojtësit David Luiz.

Por, kjo nuk do të thotë se kampioni i Francës do të lejojë largimin e sulmuesit Ezequiel Lavezzi dhe kalimin e tij në Stamford Bridge.

Lavezzi është përmendur si objektiv i Jose Mourinhos. Mirëpo, menaxheri i futbollistit, Alejandro Mazzoni ka përjashtuar mundësinë e largimit të ish yllit të Napolit nga Parc des Princes.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth spekulimeve, Lavezzi do të mbetet në PSG për 99 për qind, nuk them 100, pasi në tregun e futbollistëve asgjë nuk është e pamundur”, deklaroi Mazzoni për Ultimecalcionapoli.it.

“Ai e ka thënë disa herë se ndihet mirë në Paris dhe nuk do të largohet”, u shpreh ai.

Lavezzi iu bashkua PSG-së nga Napoli në verën e vitit 2012 dhe fitoi dy tituj të njëpasnjëshëm në Ligue 1.