PSG ka nisur ofertë 70 milionëshe drejt Man City – kërkohen shërbimet e Bernardo Silva
Bernardo Silva nuk ka vetëm interesimin e Barcelonës. Në garë për lojtarin është edhe Paris Saint-Germain. Ylli portugez, Bernardo Silva vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’, tashmë me PSG si destinacion i mundshëm. Raportime nga ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se PSG ka nisur një ofertë 70 milionëshe drejt zyrave të Manchester…
Sport
Bernardo Silva nuk ka vetëm interesimin e Barcelonës. Në garë për lojtarin është edhe Paris Saint-Germain.
Ylli portugez, Bernardo Silva vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’, tashmë me PSG si destinacion i mundshëm.
Raportime nga ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se PSG ka nisur një ofertë 70 milionëshe drejt zyrave të Manchester City, përcjell lajmi.net.
Parisienët duan shërbimet e Bernardo, por sigurimi i kartonit të tij do të jetë shumë i vështirë, sidomos me një shumë të tillë të ofruar.
Lojtari luajti dje në ndeshjen miqësore kundër Barcelonës. Pep Guardiola konfirmoi se Bernardo e pëlqen Barcën. /Lajmi.net/