PSG-ja “mbulohet” me para nga një klub arab, i ofron 100 milionë euro për blerjen e Icardit

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares së Argjentinës, Mauro Icardi është ende në pikëpyetje të madhe. Sipas Sport Arena, sulmuesi mund të transferohet në Arabinë Saudite, pasi ka pranuar një ofertë të majme, shkruan Lajmi.net Në fakt, është Paris Saint-Germain që ka pranuar një ofertë prej 100 milionë euro për shitjen e sulmuesit argjentinas. Kurse…

Sport

16/06/2023 10:00

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares së Argjentinës, Mauro Icardi është ende në pikëpyetje të madhe.

Sipas Sport Arena, sulmuesi mund të transferohet në Arabinë Saudite, pasi ka pranuar një ofertë të majme, shkruan Lajmi.net

Në fakt, është Paris Saint-Germain që ka pranuar një ofertë prej 100 milionë euro për shitjen e sulmuesit argjentinas. Kurse paga për Icardin është rreth 25 milionë euro në sezon për tre vite.

30-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje me Galatasarayn gjatë sezonit që lam pas, shënoi 22 gola dhe bëri shtatë asiste.

Ai fitoi titullin e Superligës së Turqisë me Galatan, së bashku me lojtarin kosovar, Milot Rashica.

Kujtojmë që Galatasaray dëshiron transferimin e tij të plotë, por klubi turk nuk mund të ofroj më shumë se 20 milionë euro./Lajmi.net/

https://twitter.com/futbolarena/status/1669612271499091970?s=20