Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Luan Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh. Ajo ditë, para 27 vitesh, ishte ditë…

Lajme

06/05/2024 19:11

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Luan Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh. Ajo ditë, para 27 vitesh, ishte ditë Shëngjergji, ditëlindje e Skënderbeut dhe ditëlindje e nënës Rukë.

Deri sa ka shpjeguar ngjarjen, Lladrovci ka thënë se kolona marshoi sipas planit, por, armiqtë kishin zënë pritë në Qafë Mullar. Kur ne u gjendem në lëndinë, forcat okupatore na pritën me breshëri armësh. Në lëndinë, ne nuk kishim asnjë mburojë për zhvillimin e luftës, megjithatë morëm hak. Luani shtinte me armë kundër okupatorëve duke qëndruar në këmbë. Një plumb i kobshëm i armikut e goditi Luanin për vdekje ndërsa të plagosur mbetën Fehmiu, Rafeti dhe Ramushi. Atë ditë, me Luanin këtë njësit e përbënin edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ramush Haradinaj, Selim Krasniqi, Rafet Rama, Gani Rama dhe unë.

“Gjysma e njësitit që i priu Luan Haradinaj, janë pjesë e historisë tonë të re, për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e kombit, e ne, të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan. Lavdi e përjetshme heroit Luan Haradinaj!”, ka shkruar Lladrovci. 
Postimi i plotë: