Haradinaj i falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan, duke nderuar heroin e kombit Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se le të jetë i përhershëm kujtimi për heronjtë e kombit. “Në 27 vjetorin e…

Lajme

06/05/2024 19:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan, duke nderuar heroin e kombit Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se le të jetë i përhershëm kujtimi për heronjtë e kombit.

“Në 27 vjetorin e rënies së Luanit dhe përvjetorin e bacit Smajl, në homazhe në Gllogjan, dhe në Akademinë Përkujtimore në Pejë, na nderuan shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut”.

“Veçanërisht jam nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, Komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Major General Timothy E. Orr; liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; Gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë: