PSG ia vendos çmimin Kimpembes
Paris Saint Germain ia ka vendosur çmimin Presnel Kimpembes.
Sport
Skuadrat që duan ta blejnë lojtarin duhet të paguajnë hiç më pak se 42 milionë funte, raporton The Sun, transmeton lajmi.net.
Lojtari që një kohë të gjatë është duke u kërkuar nga Chelsea të cilët tashmë e kanë një përgjigje definitive në lidhje me disponimin e parisienëve.
Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës nga “Blutë” të cilët aktualisht janë të “zbuluar” në repartin e mbrojtjes, pasi u larguan Rudiger e Christiensen. /Lajmi.net/