PSG ia ofron Realit Neymarin në shkëmbim të dy lojtarëve, përgjigjen ‘Mbretërit’

Paris Saint Germain është e hapur si me Barcelonën ashtu edhe me Real Madridin për të shitur Neymar.

Sport

18/08/2019 18:10

Kampionët e Ligue 1, janë duke kërkuar një ofertë të majme për të lejuar largimin e futbollistit që iu kushtoi 222 milionë euro.

PSG i ka kërkuar Real Madridit shërbimet e Rapahel Varane dhe Vinicius Junior, në shkëmbim të Neymar.

Sipas Telefoot, drejtuesit e Madridit kanë refuzuar këtë ofertë, ndërsa në anën tjetër PSG nuk kanë pëlqyer idenë e përfshirje së Gareth Bale në marrëveshje shkëmbimi, përcjell lajmi.net.

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar, Neymar duket se do të mbetet emri më i përfolur, për një rikthim në Spanjë, te Barcelona apo Real Madrid./Lajmi.net/