PSG fiton lehtë
Paris Saint-Germain pa problem fitoi kundër Bordeaux me rezultat 2:0 dhe e përforcoi primatin në Ligue 1. Kampioni në fuqi mori pikë të plota në ballafaqimin e zhvilluar në Parc des Princes, duke u këndellur nga eliminimi i befasishëm nga Kupa e Francës. Pjesa e parë nuk solli gola, por pas gati një ore lojë,…

Sport
Paris Saint-Germain pa problem fitoi kundër Bordeaux me rezultat 2:0 dhe e përforcoi primatin në Ligue 1.
Kampioni në fuqi mori pikë të plota në ballafaqimin e zhvilluar në Parc des Princes, duke u këndellur nga eliminimi i befasishëm nga Kupa e Francës.
Pjesa e parë nuk solli gola, por pas gati një ore lojë, Zlatan Ibrahimovic e kaloi PSG’n në epërsi. Kurse, fitoren e vulosi qendërmbrojtësi Alex me golin e tij dy minuta para fundit.
Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Laurent Blanc e përforcoi pozitën e parë në tabelë me 54 pikë, gjashtë më tepër se Monaco që takohet me Lorientin të shtunën.