PSG e liron Mbappe nëse nënshkruajnë me Messi ose Cristianon

Nëse Leo Messi ose Cristiano Ronaldo pranojnë t'i bashkohen PSG-së, atëherë klubi francez do jetë i hapur për largimin e Kylian Mbappe.

Sport

06/07/2021 14:45

Portugezi është i lidhur me largimin nga Juventus, ngase i skadon kontrata pas një viti dhe ende nuk ka rinovuar, transmeton lajmi.net.

Ditëve të fundit, PSG gjithashtu është duke shikuar mundësinë e transferimit të Leo Messit, që ende nuk ka nënshkruar rinovimin me Barcelonën dhe katalunasit nëse nuk gjejnë bilancin në javët në vijim, atëherë do detyrohen t’i thonë lamtumirë argjentinasit, që do transferohet në Paris si agjent i lirë.

Kjo situatë është mjaftë e kuptueshme, pasi dëshira e Mbappe gjithashtu është largimi nga “Parku e Princave”.

Real Madrid është skuadra më favorite për Mbappe edhe pse janë në dijeni që nënshkrimi është thuajse i pamundur.

Një transferim i tillë do kushtonte mes 150 dhe 180 milionë euro./Lajmi.net/