PSG afër huazimit të Xavit

PSG është pranë arritjes së marrëveshjes për të huazuar Xavin për një sezon, pasi ai të transferohet gjatë verës te skuadra nga Katari, Al-Sadd.

Sport

26/05/2015 22:09

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez do të transferohet te skuadra e Katarit, Al-Sadd gjatë kësaj vere.

Dhe, PSG është duke shqyrtuar mundësinë për të huazuar për një sezon mesfushorin spanjoll.

Le Parisien raporton se PSG nuk dëshiron të blejë kartonin e plotë të Xavit, për shkak të Fair-Play Financiar.