Pse s’duhet t’i bërtisni fëmijëve kur bëjnë gabime?

Këshilla e pediatres së njohur Lira Gjika për të gjithë prindërit.

Lifestyle

07/06/2021 10:57

“Prindër mos u bërtisni fëmijëve kur bëjnë gabime, pasi i tembni. Trembja dhe kërcënimi nuk ju bëjnë të afërt me ta, por të largët e të huaj, transmeton lajmi.net.

Edhe ju vetë i shmangni njerzit, që ju bëjnë të ndiheni të paaftë apo fajtorë apo të turpëruar për veten tuaj. Fëmija nuk mund të rritet i vetem dhe me fëmijë duhet kuptuar njeriu nga mosha 0 deri në 18 vjeç. Mos e harroni këtë, prindër e mësues.

Një fëmijë, që sillet keq ka një hall, por e ka të vështirë ta artikulojë, sepse nuk e di se si do të silleni ju të rritur. Ju në përgjithësi, jeni etiketues, nervoz, nxeheni shpejt, i kërcënoni apo ndiheni të turpëruar dhe jo rrallë u jepni edhe ndo ca shpulla. Mbase keni të drejtë, por këto mënyra të sjelluri, nuk janë mënyra e duhur.

Fëmija i bën veprimet e “këqia” jo se është i keq, por ende nuk di t’i dallojë apo t’i gjykojë si i rrituri veprimet apo fjalët.

Fëmija kur kryen një veprim niset nga kurioziteti apo për të demostruar se edhe ai po rritet dhe është i rritur.

Prindër, nëse ju do ti zgjidhni problemet me nerva e të inatosur , nuk do të bëni gjë tjetër, vetëm se do ti trembni fëmijët dhe do të humbisni komunikimin, që është shumë i nevojshëm dhe për më tepër, do të nxisni gënjeshtrën apo shmangjen e tyre, që të flasin me ju, për të kuptuar se çfar veprimi kanë kryer.

Prindër, në emër të së mirës ju përdorni ndëshkimin e fëmijëve dhe kështu, i trembni ata dhe ata, dashur padashur, do të gjejnë dikë apo një vend, ku nuk i trembin dhe i shajnë.

Dhe vënde, njerëz dhe “mjete” të tilla, ka sa të duash në rrugët e një qyteti. Prindër me sjelljen tuaj, ju i nxitni fëmijët të jenë të largët e të huaj me ju, të kenë frikë apo druajtje nga familja.

Pra, dashur padashur, me mënyrën e frikës, kërcënimit, etiketimit shpullave, i lini vetëm”. /Lajmi.net/