Pse qajmë më shpesh se përpara?
Shumë e keni vrenjtur se kohët e fundit të qarat janë bërë më të shpeshta, por pse?
Fun
Në këto kohë tepër skalitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet, shkruan “AgroWeb”.
Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme, transmeton lajmi.net.
Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për t’u vetëqetësuar. Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.
![]()
E Qara Emocionale
Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi i tyre duhet shkarkuar. Nëse vini re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek trapisti ose duke zbatuar teknika të qetësimit, transmeton lajmi.net.
Empatia Emocionale
E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë nënvetëdija juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale.
E Qara Si Rrjedhojë e Asocimit
E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

Faktori Temperament
Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë. Njerëz të caktuar bëhen shumë të ndjeshëm në situata që ngacmojnë emocionet e tyre, siç mund të jetë rasti i trishtimit, trasmeton lajmi.net.
Depresioni Dhe Ankthi
Nëse ju vëreni ndryshime në frekuencën dhe intensitetin e të qarës dhe përputhjen e tyre me humorin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar ose jo mundësinë e depresionit. Ky i fundit karakterizohet nga ndjenjat e mërzisë, mungesës së shpresës, boshllëkut, humbjes së interesit, shqetësimeve me gjumin dhe plogështinë. Ankthi nga ana tjetër karakterizohet nga një shqetësim i thellë, irritim i tejskajshëm, vështirësi në përqendrim dhe lot.
Traumat e Fëmijërisë
Traumat e fëmijërisë janë përgjegjëse për shumë prej çrregullimeve mendore apo edhe luhatjeve të humorit. Njerëzit që kanë kaluar një eksperiencë traumatike e kanë më të lehtë për të qarë se njerëzit që kanë kaluar një jetë përgjithësisht të hareshme, transmeton lajmi.net.

Kjo ndodh sepse sistemi nervor simpatetik përjeton traumën dhe ankthin në të njëjtën mënyrë me episodin e parë, pra është një reagim i përvetësuar dhe e qara vjen automatike.
Personaliteti
Secili prej nesh ka një personalitet unik që përbëhet nga sjellje, veçori, karakteristika dhe aftësitë e të nxënit dhe të funksionuarit.
Dallimet biologjike në strukturën e trurit dhe në fiziologji ndikojnë fort në personalitetin tuaj dhe në ndjeshmërinë emocionale gjë që mund të shkaktojë një lumë lotësh. /Lajmi.net/