Pse duhet ta shihni gjithësesi filmin “American Beauty”

"American Beauty" është film fitues i pesë çmimeve në vitin 1999 për filmin më të mirë, përfshirë këtu edhe "Best Picture" dhe gjithashtu aktori më i mirë që shkoi për Kevin Spacey.

Fun

11/03/2020 16:27

“American Beauty”, na jep një rrugëtim nëpër monotoninë dhe brishtësinë e jetës duke bërë kështu që të bëhemi pjesë e ekranit në minutat të cilat ndërrojnë shpejtësinë e ikjes nëpër lëvizjen e skenave.

Kevin Spacey (Lester Burham) është një 42 vjeçar, jo-besimtar i cili jeton me gruan e tij ambicioze Carolyn (Annette Bening), një agjende e pasurive të patundshme dhe vajzën e tij adoleshente e humbur dhe e zemëruar, Jane (Thora Birch).

Lester është zhgënjyes për gruan dhe vajzën e tij. E gjithë puna e tij në revistë ka rezultuar e pasuksesshme dhe ai nuk ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij për shumë vite.

Papritmas, në jetën e Lester ndodh një ndryshim. Ai fiksohet dhe obsesionohet pas shoqës së vajzës së tij, një adoleshente e re (Mena Suvari). Ajo nxit epshin e Lesterit dhe nxit ndryshime në jetën e tij.

Në një nivel të thellë, filmi na prezanton me anti-heroin më të pazakontë. Ricky (Wes Bentley), një i ri i pasionuar në fotografi i cili dashurohet në vajzën e Lester. Gjithashtu, babai i Ricky është një ish-ushtarak i dhunshëm (Chris Cooper).

Filmi ka momentet e tija të thella ku trajtohen çështjet ekzistenciale dhe interpretimet e ndryshme të filmit e bëjnë atë të larmishëm për shikuesit. /Lajmi.net/ 

YouTube player