Pse djersitemi aq shumë dhe si mund ta ndalojmë atë?

Çdokush djersitet, disa djersiten më shumë, disa më pak. Por, nëse djersiteni shumë, ju mund të jeni duke vuajtur nga sëmundja e hiperhidrozës, apo thënë ndryshe, nga të djersiturit e tepërt. Mësoni si mund ta parandaloni atë!

Lifestyle

06/12/2014 20:10

Normat e djersitjes ndryshojnë dhe ndikohen nga faktorë të ndryshëm si : temperatura e ambientit, lagështia e ajrit, lëvizja e ajrit, intensiteti i stërvitjes, veshja dhe madhësia e trupit. Humbja e përditshme e lëngjeve nga djersitja mund të jetë aq pak sa 100ml në ditë te një person i cili qëndron në ambient me klimë të ftohtë dhe aq shumë sa nëntë litra në ditë te atletët profesional që trajnohen në ambient me klimë të nxehtë.

Trupi ka dy lloje kryesore të gjëndrave të djersitjes. Gjëndra Eccrine gjenden në të gjithë trupin. Këto janë të furnizuara me nervat simpatetik dhe aktivizohen në kontakt me ngrohjen dhe stresin. Gjëndrat Apokrine gjenden kryesisht nën sqetull dhe ijë, dhe kontribuojnë në trupin tonë kundër aromës dhe lagështisë, transmeton Lajmi.net.

Deodorantët gjejnë përdorim te gati të gjitha djersitjet , me përjashtim të atyre të rëndave. Përbërësit kryesorë të deodorantëve janë : klorid alumini dhe klorhidrat alumini. Kohëve të fundit këta përdoren si mënyra më e sigurt dhe më e mirë kundër djersitjeve.

Antiperspirantët mund të përdoren çdokund në trup. Alumini reagon me elektrolitet në djersë dhe formon një gjel që i bllokon kanalet e djersës. Kjo bllokadë ushqen përsëri gjëndrën e djersës dhe frenon sekretimin e djersës.

Deodoranti i parë komercial, Mum-i , është zhvilluar dhe patentuar nga një shpikës amerikan më 1888.

Bristol Majers e bleu kompaninë më 1932 dhe më vonë, më 1940, e zhvilloi një tjetër model bazuar në shpikjen e re të stilolapsit pikë-top. Më 1952, kompania filloi me shitjen e produkteve nën emrin ”Roll-On” në Shtetet e Bashkuara. Ajo shitet ende nën emrin “Mother” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi.

Hiperhidroza

Rreth 3% e popullsisë vuajnë nga një formë e tepruar e djersitjes, e quajtur hiperdroza.

Nëse këto produkte nuk ua lehtësojnë punën, kjo mund të jetë koha që ta vizitoni një specialist. Gjatë vlerësimit, dermatologut do t’i duhet kohë për ta stabilizuar natyrën, peshën dhe djersitjen tuaj me ndikimin që ajo ka në jetën tuaj.

Nëse diagnostifikoheni me hiperdrozë, dermatologu do t’ua rekomandojë disa tableta për të reduktuar aktivizimin e nervave dhe gjëndrave të djersës. Ose ai mund tu rekomandojë që të merrni trajtim ontofores, që përdor ujë dhe korrent të butë elektrik për trajtimin e pëllëmbëve të djersitura dhe shputave, transmeton Lajmi.net.

 

Alternativë tjetër është që të përdorni Botox, për të paralizuar gjëndrat ekrine dhe për të ndaluar djersitjen. Botox është listuar në M.B. Schedule, për ata që kanë provuar gati çdo metodë dhe nuk kanë pasur sukses.

Botox injektohet në lëkurë dhe sqetull sipërfaqësisht. Kostoja mund të jetë përafërsisht një mijë dollarë amerikan, varësisht nga madhësia e zonës ku ajo do të trajtohet dhe sasia e nevojitur.

Hiperdroza është trajtuar tradicionalisht me kirurgji simpatektome, e cila përfshinte prerjet e nervave që shkaktonin djersitje, por kjo mbetet në të kaluarën. Përderisa disa njerëz marrin rezultate të mira, kompensimi i hiperdrozës mund të shkaktoj djersitje në zona të trupit të paprekura më parë.

Te disa njerëz efektet shihen nga pesë deri në dhjetë vite.

Nëse jeni të shqetësuar për djersitje të tepruar, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili mund të ju rekomandojë një specialist nëse kërkohet.