PSD shpallin kryeministrin Kurti “veteran të rrejshëm”
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka realizuar sot një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme
Nga PSD e kanë shpallur kryeministrin Albin Kurti, “veteran të rrejshëm”.
Me këtë rast, i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar, se kryeministri i vendit ka nisur një fushatë për çështjen e veteranëve.
“Prej se ekziston kjo çështje janë dy grupime kryesore që kanë trajtu këtë çështje. Ata që e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së i kanë akuzuar ushtarët e UÇK-së, i kanë përbaltosur ata, e të cilët e përdorin një keqpërdorim që ka ndodhur nga disa veteranë të rrejshëm këtë çështje për të sulmuar UÇK-në. Dhe janë një grup i dytë, pra mbështetësit e luftës së UÇK-së, pra vetë luftëtarët të cilët kanë pasur poashtu kritike për manipulim që ka ndodhur”, tha ai.
Sipas Molliqaj, kryeministri Kurti bën pjesë në grupin e parë për shkak se kryeministri Kurti e rihap këtë çështje atëherë kur po diskutohet çështja financiare.
“Kryeministri Kurti veteranët e luftës së UÇK-së i sheh si barrë për shtetin e Kosovës. Kryeministri e di se ka vetëm dy rrugë për t’u zgjidhur ky problem”, shtoi Molliqaj./Lajmi.net/