Provon të hajë oktapodin e gjallë, por e pëson keq

Ushqehet me oktapod të gjallë, por e pëson me një aksident në fytyrën e saj.

Fun

26/02/2020 23:51

Është publikuar një klip në platformën kineze Kauaishou, nga një bllogere ku shfaqet një vajzë duke tentuar të hajë oktapodin të gjallë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Gjatë momentin që ajo provoi ta hante oktapodin të gjallë, ajo vërejti që i kishte ngecur në fytyrë dhe nuk po e linte.

Ajo po përpiqej ta hante gjallesën të gjallë, gjë që rezultoi me ulërimën e saj, ndërsa përpiqej të hiqte tentakulat nga fytyra.

Përpjekja e saj për të provuar diçka të rrallë i ndryshoi shpejtë duke ju kthyer në një moment paniku, teksa provonte ta largojë oktapodin nga fytyra, ajo filloi të bërtas duke thënë “Unë nuk mund ta heq atë”, “e dhimbshme”.

Kur e largoi oktapodin nga fytyra, vërejti që kishte hequr një copë nga lëkura në fytyrën e saj. /Lajmi.net/