Provokimi i madh i Greqisë në ndeshjen ndaj Kroacisë

Grekët nuk arritën mbrëmë të bëjnë përmbysjen e humbjes 1-4 në ndeshjen e parë kundër Kroacisë.

Sport

13/11/2017 13:32

Të vetëdijshëm për këtë fakt që në fillimin e sfidës, grekët nuk u përgatitën mbase për ta bërë atë përmbysje por për të nxjerrë ndonjë “pikë morali”.

Në cilindo stadium që shkon janë disa gjëratë cilat nuk u lejohen tifozëve të merren me vete, si p.sh tymueset, sendet e rënda, lazerat etj. Ka disa gjëra që mund dhe tu fshihen policëve nëse je dhe me fat. Por së fundmi grekët kanë dalë në stadium me flamurin e Vorio Epirit, gjë kjo as as në xhep dhe as në çantë nuk fshihet dot.

Ishte pikërisht këndimit të himnit grek në stadiumin “Karaiskaqi” momenti kur u shfaq flamuri me përmasa goxha të mëdha. Një pyetje shtrrohet se si një flamur kaq i madh i shpeton kontrollit të policisë, apo dhe vetë policiët ishin dakord që një flamur i tillë të shpalosej?

Nuk dihet nëse FIFA do të marrë masa për këtë provokim të grekëve, por ndaj shqiptarëve FIFA ka treguar se është tolerante.