Protestuesit vazhdojnë qëndrimin para Qeverisë, situata e qetë

Protesta para Qeverisë së Kosovës po vazhdon edhe në këto momente, ndërsa situata para objektit qeveritar paraqitet e qetë. Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”. Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu. Gjatë protestës janë bërë…

Lajme

16/09/2026 19:23

Protesta para Qeverisë së Kosovës po vazhdon edhe në këto momente, ndërsa situata para objektit qeveritar paraqitet e qetë.

Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”. Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu.

Gjatë protestës janë bërë edhe thirrje që qytetarët t’i bashkohen tubimit.

Pavarësisht numrit të protestuesve, protesta deri tani po zhvillohet e qetë, pa incidente të raportuara.