Protestuesit largohen nga EULEX-i, kthehen drejt sheshit te Qeveria – në objektin e misionit sot nuk kishte staf të pranishëm

Protestuesit që u mblodhën para objektit të EULEX-it në Prishtinë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kanë nisur të zhvendosen drejt sheshit, përkatësisht te objekti i Qeverisë së Kosovës. Pas protestës para EULEX-it, turma po largohet nga kjo zonë dhe po rikthehet drejt sheshit ku janë mbledhur edhe më herët protestuesit. Ndërkohë, gjatë kohës së…

Lajme

16/09/2026 15:12

Protestuesit që u mblodhën para objektit të EULEX-it në Prishtinë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kanë nisur të zhvendosen drejt sheshit, përkatësisht te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Pas protestës para EULEX-it, turma po largohet nga kjo zonë dhe po rikthehet drejt sheshit ku janë mbledhur edhe më herët protestuesit.

Ndërkohë, gjatë kohës së protestës, në objektin e EULEX-it nuk ka pasur punëtorë apo staf të pranishëm.

Protesta në Prishtinë u zhvillua pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. /Lajmi.net/