Protestojnë banorët e Shipitullës, kërkojnë punësim
Banorët e fshatit Shipitullë janë duke protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.
Lajme
Arsyet e protestës të këtyre banorëve janë premtimet për shpronësim të shpejt të pronave dhe punësim nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton lajmi.net.
Përfaqësuesi, Nexhmedin Mjekiqi ka thënë se KEK-u e ka pasur një konkurs ku nuk iu ka dhënë prioritet as qytetarëve të Obiliqit e as banorëve të zonës së shpronësimit.
Më herët kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kishte deklaruar që banorët e zonës së shpronësimit të fshatit Shipitullë e kanë të drejtën e punësimit. /Lajmi.net/