Protestë sot në Berlin me moton “Jo në emrin tim”
Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1. Protesta nga diaspora është mbajtur dje edhe në…
Lajme
Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.
Protesta nga diaspora është mbajtur dje edhe në Munih të Gjermanisë.
Gjithashtu sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00. Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen nga Kuvendi i Kosovës.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.