Protestat për çlirimtarët nuk ndalen: Sheshi “Skënderbeu” mirëpret tubimin e radhës të dielën mbrëma
Vala e pakënaqësive dhe protestave qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së do të vazhdojë edhe nesër. Sipas paralajmërimeve, tubimi i radhës do të nisë në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, transmeton lajmi.net. Pas pjesëmarrjes masive të ditëve të kaluara, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi…
Lajme
Vala e pakënaqësive dhe protestave qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së do të vazhdojë edhe nesër.
Sipas paralajmërimeve, tubimi i radhës do të nisë në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Pas pjesëmarrjes masive të ditëve të kaluara, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët, duke mbajtur gjallë revoltën mbarëpopullore pas vendimit të datës 16 shtator, kur Gjykata Speciale shpalli dënimet me burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Nesër do të jetë dita e pestë e protestave. Kurse, në tetor pritet të organizohet një marsh gjigant në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë./lajmi.net/