Protesta vazhdon tek qeveria, hidhet ngjyrë dhe shkruhet në hyrje: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”

Protesta kundër vrasjes së grave ka vazhduar tek objekti  ku ndodhet Qeveria e Kosovës. Ngjyrë e kuqe dhe fishekzjarre janë hedhur në hyrje të objektit, raporton lajmi.net. Po ashtu në dyer të objektit është shkruar: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, një fjali që e kishte përdorur e ndjera, Arlinda Zeka në njërën…

Lajme

28/10/2026 17:30

Protesta kundër vrasjes së grave ka vazhduar tek objekti  ku ndodhet Qeveria e Kosovës.

Ngjyrë e kuqe dhe fishekzjarre janë hedhur në hyrje të objektit, raporton lajmi.net.

Po ashtu në dyer të objektit është shkruar: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, një fjali që e kishte përdorur e ndjera, Arlinda Zeka në njërën nga letrat dërguar institucioneve të drejtësisë.

Protesta e sotshme vjen pas rastit tragjik të Arlindës, ku ajo u vra nga kunati i saj dhe se institucionet e drejtësisë dhe sigurisë e kishin neglizhuar si rast, përkundër paralajmërimeve se jeta e saj ishte në rrezik. /lajmi.net/