Oborri i ministrisë së Drejtësisë mbushet me protestues ku kërkohet dorëheqja e ministres Gërvalla -para derës vendosen zyrtaret policore
Numër i madh i protestuesve janë mbledhur sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për të protestuar me kërkesën për drejtësi për gratë pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj dhe shumë vrasjeve të tjera të grave në Kosovë. Pas sheshit, protestuesit janë nisur në drejtim të ministrisë së Drejtësisë ku kanë hyrë brenda…
Lajme
Numër i madh i protestuesve janë mbledhur sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për të protestuar me kërkesën për drejtësi për gratë pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj dhe shumë vrasjeve të tjera të grave në Kosovë.
Pas sheshit, protestuesit janë nisur në drejtim të ministrisë së Drejtësisë ku kanë hyrë brenda oborrit janë afruar tek dera ku edhe kanë shkruar mbi xhamat e objektit duke kërkuar drejtësi.
Protestues të shumtë po vazhdojnë të brohorasin për thirrje për drejtësi dhe duke kërkuar dorëheqje të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Tek MD-ja u vendosën shumë zyrtare policore dhe të gjitha ishin gra,raporton lajmi.net.

Po ashtu është kërkuar edhe largim i prokuroreve të rastit që i neglizhuan kërkesat e vazhdueshme të Arlinda Zekaj për mbrojtje.
Pankarta të shumta me thirrjet për drejtësi janë vendosur në protestë, derisa protesta po vazhdon tek Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Protestës sot i priu edhe familja e Arlinda Zekaj./Lajmi.net/





