Sijarina nga protesta para Qeverisë: Nëse Arlinda ishte dëshmore, ne do të jemi ushtarët që do t’ia sjellim fundin kësaj Qeverie

Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka marrë fjalën në protestën që po mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn. Gjatë fjalimit të saj, Sijarina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë ndaj Qeverisë, duke iu referuar edhe deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Arlindën. “Nëse Arlinda Zekaj ka…

Lajme

28/10/2026 17:45

Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka marrë fjalën në protestën që po mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn.

Gjatë fjalimit të saj, Sijarina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë ndaj Qeverisë, duke iu referuar edhe deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Arlindën.

“Nëse Arlinda Zekaj ka qenë dëshmore, siç ka thënë Albin Kurti, ne që po protestojmë do të jemi ushtarët që do t’ia sjellim fundin kësaj Qeverie”, ka thënë Sijarina.

Protesta po vazhdon para Qeverisë së Kosovës, me kërkesa për drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie institucionale për rastet e dhunës ndaj grave. /Lajmi.net/