Protestuesit për Arlindën para Këshillit Gjyqësor, policia vendoset te dyert e objektit

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn kanë vazhduar marshimin edhe para objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Para dyerve të objektit janë vendosur zyrtarë policorë, ndërsa protesta po vazhdon me kërkesën për llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlindës. Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe kundër institucioneve, duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara…

Lajme

28/10/2026 17:17

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn kanë vazhduar marshimin edhe para objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Para dyerve të objektit janë vendosur zyrtarë policorë, ndërsa protesta po vazhdon me kërkesën për llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlindës.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe kundër institucioneve, duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe mbrojtje për gratë që përballen me dhunë. /Lajmi.net/