Protesta kundër Putinit: Afër dy mijë të arrestuar në 20 qytete ruse
Duke protestuar rrugëve të vendit, rusët kanë shprehur zemërimin e tyre lidhur me inaugurimin e ri të presidentit Vladimir Putin.
Bota
Policia ka arrestuar më shumë se 1 mijë e 600 protestues, në 20 qytete, duke përfshirë edhe organizuesin e protestës, Alexei Navalny, armikun më të madh të Putinit.
Ai u tërhoq nga këmbët dhe duart në sheshin Pushkin, ku po zhvillohej protesta pa lejen e autoriteteve, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Protestuesit brohorisnin “Putin është hajn”, dhe “Rusia do të jetë e lirë”.
Putin pritet të betohet për mandatin gjashtë vjeçar të hënën, pasi fitoi zgjedhjet në muajin mars me 77 për qind të votave.