Promotori i Furyt jep 30 ditë kohë për Wilder – pritet kërkesa për meçin e tretë
Promotori i Tyson Furyt, Bob Arum, ka vendosur t’i japë 30 ditë kohë boksierit Deontay Wilder, në mënyrë që ky i fundit ta ndajë mendjen nëse dëshiron të ketë një meç të tretë mes tij dhe klientit të tij, Furyt.
Sport
Fjalët e Arum vijnë menjëherë pas përballjes në mes të dy boksierëve, ku u fol gjatë në lidhje me kompletimin e trilogjisë.
Sipas amerikanit, koha është e mjaftueshme për Wilderin në mënyrë që ky i fundit të vendos përfundimisht në lidhje me këtë çështje, duke pasur parasysh se për ‘The Gypsy King’ do të ishte një impenjim shtesë kjo luftë.
‘’Po flitet për një luftë të tretë. Ne do i japim atij (Wilder) 30 ditë kohë që të vendos’’, ishin fjalët e 88-vjeçarit, transmeton lajmi.net.
Dueli i mëngjesit të së dielës përfundoi në të mirë Furyt, për rrjedhojë e detyroi trajnerin e Wilderit ta hedhë peshqirin e bardhë në ring, veprim i cili sinjalizoi dorëzimin e meçit.
Duhet cekur se menjëherë pas fitores, skuadrë së Fury i erdhi një ofertë e Eddie Hearn, promotorit të Anthony Joshua, për një meç Fury-Joshua, me çka ka shtuar jo pak zërat se oferta do të pranohet nga pala fituese./Lajmi.net/