“Prokuroria s’i vërtetoi dyshimet” – Gjykata refuzon paraburgimin për tre të dyshuarit që u kapën me 1 milion euro në Merdarë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë Speciale, për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të cilët u kapën 1 milion euro në Merdarë. Nga gjykata thuhet se, Prokuroria s’ka arritur të vërtetoj e ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe…

Lajme

27/02/2026 22:24

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë Speciale, për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të cilët u kapën 1 milion euro në Merdarë.

Nga gjykata thuhet se, Prokuroria s’ka arritur të vërtetoj e ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe se, nuk është përmendur asnjë provë, ‘’sado sipërfaqësore’’.

Tutje thuhet edhe se, kërkesës për caktimin e paraburgimit nuk i janë bashkëngjitur as provat minimale për këtë fazë të procedurës, sic janë procesverbali i kontrollit të automjetit e as vërtetimi për sekuestrim të sendeve.

‘’Andaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatoj nenin 163 par.3 të KPPRK-së dhe të liroj të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.A., A.K. dhe A.L., shtetas të Shqipërisë, të dyshuar për veprën penale Shpëlarja e parave.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikes së Kosovës, ndërsa të pandehurit janë liruar menjëherë, nga momenti i dorëzimit të këtij aktvendimi.

Gjykata gjeti se në këtë rast nuk përmbushet kushti thelbësor nga neni 184 paragrafi 1 pika 1 .1 të KPPRK-së, përkatësisht Prokuroria nuk arriti të vërtëtoj se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, pasi sipas Gjykatës në kërkesën e Prokurorisë nuk është përmendur asnjë provë, sado sipërfaqësore, në të cilën Prokuroria e mbështet pretendimin e saj lidhur me dyshimin e bazuar.

Sipas vendimit të gjykatës, kërkesës për caktimin e paraburgimit nuk i janë bashkëngjitur as provat minimale për këtë fazë të procedurës, sic janë procesverbali i kontrollit të automjetit e as vërtëtimi për sekuestrim të sendeve, të cilat janë prova të domosdoshme për krijimin e bazës për caktimin e paraburgimit.

Andaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatoj nenin 163 par.3 të KPPRK-së dhe të liroj të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L.