‘Profeti’ nigerian: Do shkojë në Kinë e ta luftojë koronavirusin

Ani pse asnjë rast i koronavirusit nuk është regjistruar në Nigeri, një njeri i vetë-quajtur profet po merr përsipër që të luftojë kundër virusit.

Fun

27/02/2020 23:12

Një klerik, i identifikuar si David Kingleo Eljah, ka lëshuar një video të drejtpërdrejt në YouTube, duke pohuar se do shkojë në Kinë për ta mposhtur koronavirusin, transmeton lajmi.net.

“Do shkojë në cilësi profetike për ta shkatërruar koronavirusin. Do shkojë në Kinë”, u dëgjua duke thënë kleriku.

Eljah potencoi se aty ku qëndon njeriu i Perëndisë, njerëzit nuk vdesin.

Tutje, ai ka kryer procedura fetare gjatë kohës sa ishte në një skenë improvizuese, duke përsëritur se vdekjet po ndodhin në Kinë për shkak të mungesës së profetëve. /Lajmi.net/

YouTube player