Probleme të Reali, Carvajal mungon në stërvitje shkaku i lëndimit

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka munguar në stërvitje në mënyrë që të shërohet sa më parë.

Sport

05/01/2021 15:22

Sipas Marca, mbrojtësi i krahut të djathtë do mungojë në vikend kundër Osasunas, meqenëse është edhe i suspenduar, përcjellë lajmi.net.

Reali që është në formë shumë të mirë këtë edicion synon vetëm fitore në mënyrë që të ndjek Atleticon që është lider dhe ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.

Kurse, Carvajal në ndeshjen e fundit u ndëshkua me të verdhë, andaj është i supsenduar për ndeshjen e radhës.

Spanjoli do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Superkupës kundër Athletic Bilbaos./Lajmi.net/