Probleme te Real Madrid, lëndohen dy mesfushorë
Real Madrid ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon dhe një gjë e tillë nuk duket të jetë larguar.
Sport
E përditshmja spanjolle, Marca, ka raportuar se mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, është lënduar, përcjell lajmi.net.
Ai pritet të mungojë për një periudhë dy javore, që nënkupton se do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool.
Valverde raportohet të jetë lënduar në ndeshjen ndaj Celta Vigos, të cilën Real Madrid e fitoi me rezultat 3-1.
Në atë ndeshje, është lënduar edhe Toni Kroos i cili nuk do të luajë me Gjermaninë për ndeshjet kualifikuese./Lajmi.net/