Probleme për Sarrin, Juventus mbetet pa trajner

Maurizio Sarri do t'i mungojë Juventusit në xhirot e para në Serie A.

Sport

20/08/2019 10:15

Maurizio Sarri ka probleme shëndetsore.

Trajneri i Juventusit ka një problem me mushkëri dhe ka filluar trajtimin mjekësor.

Por, mediat italiane raportojnë se Sarri do të mungojë në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Parmës derisa rrezikon të mos jetë edhe në bankinë për ballafaqimin ndaj Napolit, transmeton lajmi.net.

Sarri nuk e drejtoi Juventusin në miqësoren e fundit ndaj Triestinës.

Por, rreziku është që ai të mos jetë me skuadrën as në dy javët e para të sezonit të ri në Serie A. /Lajmi.net/