Prizren: Hapësira ku ndodhej “Ben-af” të bëhet park

Një sipërfaqe bukur e madhe e mbetur bosh pas djegies së ish-objekteve montazh të qendrës tregtare “Ben-af”, që ndodhet afër stacionit të autobusëve, e që tash nga shoferët shfrytëzohet për parkim të automjeteve, është propozuar të shndërrohet në oazë të gjelbër dhe të shmanget betonimi apo mundësia e ndërtimeve të larta sikur po përflitet.

Lajme

17/06/2015 08:30

Idenë, të cilën në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit e ka paraqitur këshilltari i PDK-së në pushtet, Alush Shala, e përkrah fuqishëm edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në këtë qytet.

Kjo organizatë propozon që kjo pronë komunale prej 85.93 ari, që gjendet në “Ortakoll”, dhe e cila nga Kuvendi Komunal i qe dhënë në shfrytëzim operatorit ekonomik “Ben-af”, t’u kthehet qytetarëve si hapësirë e gjelbër dhe rekreative, shkruan gazeta Zëri.