Pritje e gjatë, ja kur do të debutojë Ronaldo në Juventus
Cristiano Ronaldo do t'i vazhdojë pushimet para se t'i bashkohet ekipit të Juventusit.
Sport
Pritja për të parë Cristiano Ronaldon të mbajë veshur fanellën e Juventusit do të jetë e gjatë për tifozët e Zonjës së Vjetër.
Ndeshja e parë e CR7-ës me fanellën bardhezi do të jetë në javën e parë të Serisë A më 19 gusht.
Juventusi ka konfirmuar mungesën e yllit portugez në turneun veror International Champions Cup që kampionët e Italisë do ta zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas vizitave mjekësore firmës mbi kontratë dhe prezantimit Ronaldo ka vazhduar pushimet.
5-herë fituesi i Topit të Artë do të rinisë stërvitjen në datën 30 korrik, ndërsa debutimi i tij absolut me Juventusin parashikohet në 12 gusht në testin brenda famijles në Villar Perosa.
Java e parë e Serisë në 18 dhe 19 gusht do të jetë ajo e debutimit të Ronaldos në një ndeshje zyrtare me Juven.